top of page
Search

Tash shqiptarët ua ndërprenë punimet serbëve te Kroi i Vitakut

  • 4:56 | " KOHAJON "
  • Mar 18, 2015
  • 1 min read

20150318145406964646.jpg

Shqiptarët te Kroi i Vitakut në Mitrovicë ia kanë ndalur punën serbëve që janë duke ndërtuar në këtë lagje.

Ata fillimisht kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste për sulmin që serbët i kanë bërë një punëtori sot në mëngjes derisa po tentohej të nisen punimet për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në këtë lagje.

Banorët pastaj i janë afruar punëtorëve serbë duke iu thënë të ndërprenë edhe ata punën.

Ramadan Istrefi pronar i shtëpisë, ka treguar për KTV-në se ata tashmë kanë edhe një vendim të MMPH-së, sipas të cilit për shtëpitë e djegura në luftë, nuk duhet leje.

“Serbët na i kanë djeg shtëpitë e tash po na pengojnë t’i ndërtojmë. Sot jemi dal të punojmë në shtëpinë time, kur kemi hy në oborr kanë ardh dy fqinj, njani edhe e kanë sulmu me gurë punëtorin edhe ekskavatorin", ka thënë Istrefi.

Kjo është përpjekja e parë për rindërtim të shtëpive të shqiptarëve në veri që nga viti i kaluar, kur edhe atëherë u penguan nga serbët.

© KOHAJON


 
 
 

Kommentare


© 2015 by "KOHAJON

bottom of page